Ortodoncia është fusha e stomatologjisë që merret me drejtimin e dhëmbëve dhe ka qëllimin të përmirësojë funksionin dhe estetikën e gojës. Aparatet gjermane të drejtimit të dhëmbëve përdoren për të ndryshuar pozicionin e dhëmbëve dhe për të korrigjuar një sërë problemesh të stomatologjisë, siç janë hapësirat midis dhëmbëve, ngushtimi i hapësirave ose hapësirat më të mëdha seç duhen.

Departamenti ynë i specializuar ofron kujdes të plotë për pacientët me probleme ortodontike. Çdo pacient është unik dhe kështu janë dhe problemet e tij. Trajtimi në Klinikën Dentare BlueTooth  ka  disa avantazhe:

– Trajtim kompleks. Nëse një pacient vendos t’i nënshtrohet trajtimit ortodontik në klinikën tonë, ne marrim fotot e dhëmbëve të tij para dhe pas trajtimit,  grafi panoramike dhe cefalometrike, grafinë e dorës për të përcaktuar problemin e pacientit. Më pas në prodhimin e modeleve të studimit, analizojmë dhe hartojmë planin e trajtimit.

Për çdo trajtim ortodontik, higjiena e duhur e gojës është thelbësore për shkak se një aplikim i aparatit fiks ose të lëvizshëm krijon një depozitim të shpejtë të gurëve të dhëmbëve.

Çdo pacient do të marrë këshilla për higjienën e dhëmbëve dhe udhëzime të detajuara se si të kujdeset. Pacienti është gjithmonë i sigurt se përdoren materialet më të mira. Kjo procedurë mund të jetë pak e vështirë në fillim dhe pacienti mund të ndjejë një presion të lehtë ose një ndjesi të lehtë dhimbjeje në dhëmbët e tij në fillim të trajtimit.

Megjithatë, pas disa ditëve ose javëve, këto ndjesi do të zvogëlohen dhe pacienti do të fillojë të ndjehet më mirë. Përveç korrigjimit të problematikave të stomatologjisë, aparatet gjermane të drejtimit të dhëmbëve mund të ndihmojnë në përmirësimin e higjienës së gojës dhe në parandalimin e problematikave të tjera stomatologjike, si kariet dhe sëmundjet e periodontitit.

Për më shumë informacion na kontaktoni në numrin: +355673087661